|
|
|
ORGANIZOHET MINISTERIALI “PËRQASJA RAJONALE NDAJ NDRYSHIMEVE KLIMATIKE” |
|
|
|
FRIDAY, 21 SEPTEMBER 2012 16:59 |
|
Ministri Mediu: Sfidat janë më të
lehta nëse veprojmë të bashkuar.
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave, organizoi një konferencë rajonale ndërministrore me
temë “Përqasja rajonale ndaj ndryshimeve klimatike”. Në këtë konferencë merrnin
pjesë ministrat e Mjedisit të Kosovës, Turqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, të
shoqëruar nga stafet teknike. E organizuar me inisiativën e ministrit Mediu,
kjo konferencë kishte si pikësynim bashkërendimin e punës dhe të gjitha projekteve
apo sfidave, që vendet e rajonit do të ndërmerrnin në të ardhmen, në kuadër të ndryshimeve
klimatike, në mënyrë që edhe thithja e fondeve dhe më pas orientimi i tyre, të
ishte në një linjë e vizion të përbashkët. Më poshtë do të gjeni fjalën e
ministrit Mediu mbajtur gjatë kësaj konference ndërministrore: |
|
Lexo më shumë...
|
|
ZHVILLOHET SAMITI I OKB, “RIO +20, PËR NJË ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM”, |
|
|
|
FRIDAY, 22 JUNE 2012 12:08 |
|
Ministri
Mediu: Shqipëria është e orientuar në strategjinë e saj të zhvillimit ndaj një
ekonomie të gjelbër.
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit
të Ujërave, zoti Fatmir Mediu mori pjesë në samitin e OKB, “RIO +20, për një
zhvillim të qëndrueshëm”, mbajtur në Rio de Janeiro, Brazil. Në këtë samit, tepër
të rëndësishëm për mënyrën e zhvillimit dhe të implementimit të politikave
globale në të ardhmen përsa i përket zhvillimit dhe ekonomisë të qëndrueshme, ministri
Mediu shoqërohej nga një staf i gjerë përfaqësuesish të Ministrisë së Mjedisit.
 Gjatë këtij samiti, u rrahën
problematika dhe u diskutua më së shumti për modelet e zhvillimit të ekonomisë
së qëndrueshme, mes vendeve të zhvilluara, dhe vendeve në zhvillim e sipër, por
gjithnjë duke pasur në qendër të vëmendjes mbrojtjen e mjedisit dhe fokusuar në
“green economy”. |
|
Lexo më shumë...
|
|
PREZANTOHET RAPORTI NË KUADËR TË KONFERENCËS RIO +20 |
|
|
|
THURSDAY, 14 JUNE 2012 12:47 |
|
Ministri Mediu: Të gjithë vëmendjen drejt një ekonomie të gjelbër.
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, zoti Fatmir Mediu mori pjesë në konferencën e organizuar në kuadër të të angazhimit të Shqipërisë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rio+20. Në këtë konferencë u paraqit edhe një raport faktmbledhës për situatën mjedisore ne Shqipëri, si prioritet e objektivat mjedisore që duhen realizuar, me pikësynime të qarta drejt një ekonomie të gjelbër, si dhe duke e konsideruar Shqipërinë pjesë e familjes evropiane. Në fjalën e tij, ministri Mediu u shpreh: Të nderuar pjesmarrës! Pas pak ditësh Shqipëria dhe të gjitha vendet e tjera do të jenë bashkë, krah njëra-tjetrës, të bashkuara në takimin tashmë historik të Rio de Zhaneiros. Do të ndihmojmë edhe ne me kontributin tonë modest por të vendosur |
|
Lexo më shumë...
|
|
5 QESHOR - DITA BOTERORE E MJEDISIT |
|
|
|
TUESDAY, 05 JUNE 2012 12:54 |
|
MINISTRI MEDIU DHE AMBASADORI SEQUI, KONFERENCË PËR SHTYP ME RASTIN E 5 QERSHORIT, DITËS BOTËRORE TË MJEDISIT
Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, (dt 5 qershor 2012) Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, zoti Fatmir Mediu, zhvilloi një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin e delegacionit Europian në Shqipëri, zotin Ettore Sequi. Në këtë konferencë merrnin pjesë edhe përfaqësues të projektit SELEA, të cilët me fondet e BE, kanë hartuar një sërë ligjesh të rëndësishme për mjedisin, si dhe kanë kontribuar në mbrojtjen e tij. Më poshtë fjala e plotë e ministrit të Mjedisit, mbajtur gjatë kësaj konference. Të nderuar pjesmarrës, Jemi sot këtu në një ditë të veçantë, e cila jo vetëm që është Dita Botërore e Mjedisit, por përkon dhe me 40 vjetorin e festimit të kësaj dite. Kjo është dita kur më shumë se kurrë duhet te fokusojmë mendimet dhe energjitë tona drejt mbrojtjes së mjedisit. |
|
Lexo më shumë...
|
|
PREZANTOHET NË SEANCËN PLENARE “PROJEKTLIGJI PËR PESHKIMIN” |
|
|
|
THURSDAY, 31 Maj 2012 16:25 |
|
Ministri Mediu: Ligji i ri rregullator i industrisë së peshkimit, sipas standardeve të BE.
Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Zoti Fatmir Mediu, mbajti një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë, ku prezantoi punën e bërë nga MMPAU në lidhje me hartimin e projektligjit për Peshkimin. Ky projektligj është hartuar me asistencë të BE-se, përmes projektit “Krijimi dhe Forcimi i Sistemit të Monitorimit, Kontrollit dhe Vëzhgimit te Peshkimit ne Shqipëri” financuar nga Komisioni Europian në kuadër të programit IPA 2008. Projekligji është prezantuar edhe në Komisionin Europian dhe ka marrë vlerësimet e tyre pozitive. Për këtë projektligj kanë punuar ekspertë nga vendet e BE-së dhe ekspertë vendas, si dhe janë zhvilluar një sërë konsultimesh me grupet e interesit. Më gjerësisht në fjalën e tij, ministri Mediu u shpreh: |
|
Lexo më shumë...
|
|
|