Aktivitetet
FESTIVALI I FILMIT MJEDISOR SHQIPTAR Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
WEDNESDAY, 22 Maj 2013 12:15
env

Për herë të parë në Shqipëri, u realizua hapja e Festivalit të Filmit Mjedisor Shqiptar. Ky aktivitet u realizua me inisiativën e Ministrisë së Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian si dhe të një sërë donatorësh që kanë në fokus të punës së tyre mjedisin. Festivali i I-re i Filmit Mjedisor që do zhvilloht nga data 22-25 Maj është  shtrirë në 6 qytetet me tradite të Shqipërisë siç është Tirana, Elbasani, Korça, Pogradeci, Shkodra dhe Vlora. Ky edicion ofron filma shqiptare dhe të huaj, që prekin të gjitha temat e mjedisit dhe që mendohet të prekin thellë ndergjegjen e publikut shqiptar, për ta ruajtur këtë mjedis që kemi dhe për të treguar më shumë ndërgjegje qytetare për mbrojtjen e tij.

Lexo më shumë...
 
22 SHTATORI NĂ‹ TIRANĂ‹ Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
SATURDAY, 22 SEPTEMBER 2012 15:53

Më 22 Shtator 2012, Tirana ju bashkua rreth 200 qyteteve në të gjithë Europën në nismën “Në qytet pa makinën time”.  Aktivitetet që u ndërmorën nga  Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në bashkëpunim me projektin SELEA të financuar nga Bashkimi Europian,  konsistonin në promovimin e transportit publik dhe përdorimit të tranportit miqësor me mjedisin, brenda qytetit. Aktivitetet filluan ditën e hënë më 17 Shtator, me realizimin e orëve të hapura  mjedisore, në shtatë shkolla të sistemit nëntëvjeçar të Tiranës. Gjatë këtyre orëve të hapura jepej filmi “Air” dhe më pas prej saj buronin një sërë pyetjesh nga fëmijët mbi elementët që trajtoheshin në këtë film. Për të sqaruar fëmijët kishte ekspertë nga fusha e mjedisit. 

Lexo më shumë...
 
ORGANIZOHET MINISTERIALI “PĂ‹RQASJA RAJONALE NDAJ NDRYSHIMEVE KLIMATIKE” Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
FRIDAY, 21 SEPTEMBER 2012 16:59

fotoMinistri Mediu: Sfidat janë më të lehta nëse veprojmë të bashkuar.

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, organizoi një konferencë rajonale ndërministrore me temë “Përqasja rajonale ndaj ndryshimeve klimatike”. Në këtë konferencë merrnin pjesë ministrat e Mjedisit të Kosovës, Turqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, të shoqëruar nga stafet teknike. E organizuar me inisiativën e ministrit Mediu, kjo konferencë kishte si pikësynim bashkërendimin e punës dhe të gjitha projekteve apo sfidave, që vendet e rajonit do të ndërmerrnin në të ardhmen, në kuadër të ndryshimeve klimatike, në mënyrë që edhe thithja e fondeve dhe më pas orientimi i tyre, të ishte në një linjë e vizion të përbashkët. Më poshtë do të gjeni fjalën e ministrit Mediu mbajtur gjatë kësaj konference ndërministrore:

Lexo më shumë...
 
DEKOROHEN NGA PRESIDENTI AMBJENTALISTET MATO DHE HAXHIU Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
TUESDAY, 17 JULY 2012 15:49

fotoMe propozimin e ministrit te Mjedisit, zotit Fatmir Mediu, dy personalitete ne fushen studimore dhe te spikatur ne veprimtarine per mbrojtjen e mjedisit, zoti Xhemal Mato dhe zoti Idriz Haxhia, jane dekoruar nga Presidenti i Republikes.

Ceremonia zyrtare u zhvillua ne ambjentet e Ministrise se Mjedisit, ku perveç drejtuesve te larte te ketij institucioni, perfaqesuesve te Presidences, kishte  edhe mjaft te ftuar nga jeta akademike, si dhe familjare te dy personaliteteve te dekoruara. Profesor Idriz Haxhia mori cmimin "Naim Frasheri I Arte" ndersa Xhemal Mato me  çmimin "Mjeshter i Madh" me motivacionin:  "Per kontribut te rendesishem si studiues i problemeve te mjedisit, per ndergjegjesimin e publikut, si dhe per veprimtarine aktive si perfaqesues i shoqerise civile per te ndermarre projekte per realizimin e politikave mjedisore te zhvillimit".

Lexo më shumë...
 
NĂ‹NSHKRUHET MEMORANDUMI I BASHKĂ‹PUNIMIT MES MMPAU DHE UPT-SĂ‹ Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
THURSDAY, 12 JULY 2012 14:55
foto

Ministri Mediu: Mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit, tashmë në një nivel akademik.

Minstria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjate firmosjes së këtij memorandumi ishte i pranishëm edhe ministri i MMPAU, zoti Fatmir Mediu, rektori i UPT-së, drejtues të larte të MMPAU, si dhe pedagogë të UPT-së. Nënshkrimi i këtij memorandumi bashkëpunimi mes MMPAU dhe UPT-së, është një hap përpara në zhvillimin por edhe edukimin mjedisor, duke përfshirë të gjitha fushat e mjedisit, që jane pjese e kurrikulava akadamike të ketij universitetiti. Ministri Mediu duke falenderuar rektorin për gatishmerinë dhe bashkëpunimin u shpreh në fjalen e tij përshëndetëse:

Lexo më shumë...
 
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>

Faqe 1 nga 17