PREZANTOHET NË SEANCËN PLENARE “PROJEKTLIGJI PËR PESHKIMIN” Shtyp Shprndaje me Post Elektronike
THURSDAY, 31 Maj 2012 16:25

fotoMinistri Mediu: Ligji i ri rregullator i industrisë së peshkimit, sipas standardeve të BE.

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Zoti Fatmir Mediu, mbajti një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë, ku prezantoi punën e bërë nga MMPAU në lidhje me hartimin e projektligjit për Peshkimin. Ky projektligj është hartuar me asistencë të BE-se, përmes projektit “Krijimi dhe Forcimi i Sistemit të Monitorimit, Kontrollit dhe Vëzhgimit te Peshkimit ne Shqipëri” financuar nga Komisioni Europian në kuadër të programit IPA 2008. Projekligji është prezantuar edhe në Komisionin Europian dhe ka marrë vlerësimet e tyre pozitive. Për këtë projektligj kanë punuar ekspertë nga vendet e BE-së dhe ekspertë vendas, si dhe janë zhvilluar një sërë konsultimesh me grupet e interesit. Më gjerësisht në fjalën e tij, ministri Mediu u shpreh:

E  nderuar Zonja Kryetare,

Të nderuar Kolegë Deputetë, 

Projektligji që po diskutojmë sot është një projektligj i rëndësishëm për sektorin  e Peshkimit në Shqipëri. Miratimi i ketij ligji do t’i japë shtysë dhe do të përmiresoje sektorin e peshkimit, dhe do përbejë nje bazë të rëndesishme për formulimin, dhe miratimin e politikave te mëtejshme të zhvillimit sektorial. E gjithë veprimtaria e sektorit të peshkimit në Shqipëri ka qenë e bazuar në ligjin e vitit 1995 për peshkimin dhe akuakulturën. Zhvillimet e reja të vendit, vecanërisht ato që lidhen me procesin e integrimit kërkojnë që edhe politika e peshkimit në Shqipëri të përshtatet me politikën Europiane të Peshkimit, e cila është përmirësuar ndjeshëm në 10 vitet e fundit. Projektligji është hartuar me asistencë të BE-se, permes projektit “Krijimi dhe Forcimi i Sistemit te Monitorimit, Kontrollit dhe Vëzhgimit te Peshkimit ne Shqipëri” financuar nga Komisioni Europian në kuadër të programit IPA 2008. Projekligji ështe prezantuar edhe ne Komisionin Europian dhe ka marre vleresimet e tyre pozitive. Për këtë projektligj kanë punuar ekspertë nga vendet e BE-së dhe ekspertë vendas, si dhe janë zhvilluar një sërë konsultimesh me grupet e interesit.

Potencialet e zhvillimit te sektorit te peshkimit dhe akuakultures ne Shqiperi jane te medha: nje vije bregdetare e gjate, burime te shumta ujore të brendshme, përfshirë lumenjtë dhe ujerat liqenore. Lidhja e deteve tona me hapesira te tjera detare jashte ujrave tona territoriale perben nje rezerve tjeter shume te madhe per zenien dhe perpunimin e peshkut. Kthimi i ketyre potencialeve ne nje realitet prodhues, punesimi e mireqenie e ben te domosdoshem qartesimin e rrugeve te zhvillimit sektorial, duke harmonizuar politikat, objektivat dhe vendimmarrjet afat-shkurter me ato afat-mesem dhe afatgjate, si dhe harmonizimin dhe mbeshtetjen e zhvillimit te ketij sektori me sektoret e tjere te ekonomise shqiptare. Miratimi i projektligjit i hap rrugë vleresimit të burimeve tona peshkore ne ujrat detare dhe ato te brendshme, menyren si do funksionojne ato brenda tregut europian dhe boteror te peshkimit, duke konsideruar faktin se tregjet e sotme te peshkimit jane mjaft konservatore.

Tjeter ceshtje me rendesi eshte ngritja ne nivel bashkekohor te industrise se peshkimit, duke ruajtur dhe konsoliduar burimet ekzistuese te peshkimit, duke ndertuar marredhenie te qarta mes flotes se peshkimit, porteve, kapaciteteve te zenies, tregtimit dhe perpunimit te peshkimit, ku ngritja dhe funksionimi modern i nje industrie te mirefillte te perpunimit te produkteve peshkore mbetet nje prioritet ekonomik e social.  Per te pasur nje peshkim modern eshte i rendesishem edhe kontrolli i aktivitetit te peshkimit. Ky aktivitet shikohet si nje hallke qe garanton zbatimin e politikave menaxhuese.  Pa nje peshkim te rregulluar dhe nje zbatim te rregullave te vendosura nuk mund te flitet per hartim te politikave mbeshtetese.  Ky ligj ka mbajtur parasysh gjendjen e sektorit te peshkimit ne Shqiperi dhe synon te jape mbeshtetje me qellim zhvillimin e shpejte te tij dhe arritjen e standarteve te BE jo vetem ne hartimin e masave mbrojtese dhe menaxhuese, por edhe te zhvillimit te sektorit.  

Ligji ka pese fusha kryesore bazuar ne pese grupe rregulloresh te rendesishme te BE: Ne fushen e kontrollit, ne lidhje me sistemin e kontrollit te aktivitetit te peshkimit,  Masat menaxhuese, per shfrytezimin e qendrueshem te burimeve peshkore detare. Mbeshtetja e sektorit nepermjet politikes strukturore, Grumbullimi dhe perpunimi i te dhenave,  Organizimi i perbashket i tregjeve ne sektorin e prodhimeve peshkore. Projektligji  krahas permiresimit qe sjell ne fushat ekzistuese te legjislacionit perfshin fusha te reja te cilat nuk kane qene te parashikuara.   I nje rendesie te vecante eshte politika strukturore  e parashikuar ne kapitullin e trete te ligjit.  Masat e parashikuara nga ligji jane mbeshtetja per: 

  • (i) rinovimin e flotes dhe modernizimin i anijeve te peshkimit;  
  • (ii) mbeshtetja per peshkimin artizanal
  • (iii) masa me karakter social-ekonomik; 
  • (iv) zgjerim te investimeve ne infrastrukture si ne portet e peshkimit me ndertimin e bankinave dhe merkatove te peshkut.   

Te nje rendesie te vecante jane gjithashtu ndalimi biologjik i peshkimit, mbeshtetja e industrise perpunuese dhe formave te tjera te peshkimit etj. Ky kapitull i ri qe ka munguar deri me sot ne legjislacion, mundeson qe iniciativat e operatoreve private te mbeshteten duke krijuar te njejten baze ligjore si dhe ne vendet e BE dhe duke i dhene ate rendesi qe ka sektori i peshkimit ne keto vende.  Ligji i ri zgjidh edhe disa mangesi te verejtura deri me tani si garantimi i ndalimit te peshkimit, transportit, tregtimit dhe hedhjes per konsum te nje numri speciesh te mbrojtura me ligj si: dateri, korani i lumit, koralet, sfungjeret etj.   Nje mbrojtje e tille mundeson rritjen e shkalles se efektivitetit te kontrollit te ketyre specieve. Rregullimi i tregut, ndertimi i merkatove te tregtimit me shumice dhe garantimi qe produktet te kalojne vetem nga merkatot te parashikuar ne nje kapitull te vecante mundeson nje formalizim te metejshem te sektorit dhe zhvillim te shpejte te tij.  Ne kete menyre produktet peshkore do te marrin vleren e tyre reale me rendesi per shitesit, tregtaret dhe bleresit.   

Ligji parashikon nje menaxhim modern dhe kompetitiv te porteve dhe infrastruktures portuale te peshkimit, larg formave te sotme dhe ne perputhje te plote me eksperiencen me te mire europiane. Menaxhimi i infrastruktures do te mundesoje ofrimin e sherbimeve te nevojshme per anijet e peshkimit dhe qe portet e peshkimit te kthehen ne qendra zhvillimi dhe mundesish per operatoret e peshkimit.  Me anë të këtij ligji shënohet një hap i rëndësishëm në përafrimin e rregulloreve të Bashkimit Europian. Për implementin e tij janë parashikuar që të hartohen edhe një numër relativisht i madh i akteve nënligjore. Janë parashikuar të hartohen 20 Vendime të Këshillit të Ministrave dhe rreth 30 rregullore të cilat do të mundësojnë përafrimin e plotë të rregulloreve te Bashkimit Eurpian, por edhe do ti japin një mbështetje të madhe sektorit të peshkimit në Shqipëri.

Pervec asistences ligjore, projekti i Bashkimit Europian ka kontribuar edhe ne fushen e kontrollit, permes instalimit te sistemit te Monitorimit te Anijeve te Peshkimit (SMA) ose sistemi Blue- box. Sistemi i Monitorimit te Anijeve te Peshkimit është një detyrim i Shqiperise ne procesin e integrimit, dhe ne kuadër te detyrimeve qe vijne nga Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun (GFCM), te miratuar ne vitin 2005. Blue-boxet janë instaluar te anijet e peshkimit mbi 12 metra gjatësi, pavarësisht llojit te aktivitetit qe ato kryejnë. Sistemi i monitorimit te anijeve te peshkimit (SMA) është një program vëzhgimi i peshkimit ne te cilin, pajisjet e instaluara ne bordin e anijeve te peshkimit dërgojnë informacion mbi vendndodhjen e anijeve te peshkimit dhe aktivitetin e tyre. Ai bazohet mbi monitorimin satelitor, i cili dergon te dhena ne menyre te rregullt mbi pozicionimin e anijeve te peshkimit, dhe shpejtesine e anijeve te peshkimit. Ky sistem perben nje element shtese te sistemit te Monitorimit, Kontrollit dhe Vezhgimit, duke mos i zevendesuar masat konvencionale te Monitorimit Kontrollit dhe Vezhgimit, sic eshte vezhgimi ne bord, me anije patrulluese, inspektimet ne port dhe kontrolli  dokumentacionit. 

Sistemi “Blue Box” është instaluar në Qendrën Nderistitucionale Operacionale Detare, e cila si një qendër e përbashkët e disa institucioneve që kanë interesa në det, ka për detyrë të koordinojë veprimet e institucioneve pjesëmarrëse me qëllim efektivitetin ekonomik dhe veprues per garantimin e zbatimit te ligjit.  Sistemi blue–box do te integrohet edhe me sistemet e tjera te instaluara ne QNOD, sic eshte sistemi Radar, (sistemi Lockeheed Martin) sikurse edhe me sisteme te tjera qe do te instalohen ne te ardhmen kete qender. Bashkepunimi nderinstitucional mundeson qe nen komanden e QNOD te jene mjetet lundruese e patrulluese te Rojes Bregdetare dhe Policise kufitare te cilat garantojne qellimin e ngritjes se qendres. Ne perfundim, dëshiroj të falenderoj Kolegët deputetë të komisioneve parlamanetare të cilat kanë shqyrtuar projekligjin dhe vecanërisht kolegët e Komisioni të Veprimtarisë Prodhuese Tregëtisë dhe Mjedisit,  për kontributin e tyre në përmirësimin që i kanë bërë projektligji.

Ju faleminderit!