MINISTRI MEDIU DISKUTON PER PRIVATIZIMIN E PYJEVE ME PEDAGOGET E UNIVERSITETI TE KAMZES. Shtyp Shprndaje me Post Elektronike
FRIDAY, 10 FEBRUARY 2012 15:05
foto“Me shume kritere ndaj firmave shfrytezuese, shembulli per t’u ndjekur: Sllovenia”

Ministri Mediu mori zhvilloi sot nje diskutim me stafin akademik te Fakultetit te Pyjeve ne Universitetin Bujqesor te Kamzes, ne lidhje me inisiativen e shprehur nga kryeministri Berisha per privatizimin e pyjeve dhe adminstrimin e tyre nga shteti vetem ne masen 10 perqind.  Gjate ketij takimi, ministri Mediu u shpreh per drejtimin kryesor te punes qe ka pasur MMPAU, ne perafrimin e legjislacionit, harmonizuar me vende te BE dhe te përshtatshem për kushtet e vendit tone (duke marrë si shembull edhe Sllovenine). Ligji është draftuar dhe se shpejti do hidhet për diskutim me grupet e interesit dhe për transparence me publikun. Përmirësimi institucional është një tjetër aktivitet i cili synon, jo thjesht ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive, por krijimin e një shërbimi pyjor te standardeve te vendeve te BE.

Lexo me shume...
 
2 SHKURTI - DITA BOTËRORE E LIGATINAVE Shtyp Shprndaje me Post Elektronike
WEDNESDAY, 01 FEBRUARY 2012 13:32

fotoKjo ditë festohet në tërë botën në kujtesë të adaptimit të Konventës së Ligatinave në 2 shkurt 1971 në qytetin Ramsar të Iranit. Çdo vit që nga 1997, organizatat Qeveritare, shoqëritë civile, grupe qytetarësh në të gjitha nivelet kanë mundësinë të ndërrmarrin aksione për ndërgjegjsimin e popullsisë për vlerat e ligatinave dhe përfitimet që ka komuniteti nga menexhimi i mirë i këtyra zonave. Dita Botërore e Ligatinave për vitin 2012 ka si mesazh: ‘Turizmi dhe Ligatinat’ . Pikërisht në kuadër të ditës së Ligatinave, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (MMPAU) së bashku me me Projektin e Zonave të Mbrojtura Detare, UNDP organizoi në Hotel Rogner Tiranë një aktivitet promovues për vlerat që ofrojnë ligatinat në vendin tonë.

Lexo me shume...
 
MINISTRI MEDIU PERKRAH NISMEN, SE BASHKU ME EURODEPUTETEN FAJON Shtyp Shprndaje me Post Elektronike

fotoMinistri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, zoti Fatmir Mediu mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar nga “Green Line Albania” “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”.

Në këtë aktivitet, ishin pjesmarrës edhe eurodeputetja Tanja Fajon, nënkryetari i bashkisë së Tiranës Edmond Panariti, ambasadori slloven, përfaqësues nga MMPAU, etj.  Nëpërmjet një aksioni gjithpërfshirës, inisiativa e ndërmarrë nga “Green Line Albania” synon të aktivizojë grupe vullnetarësh për të ndërmarrë një pastrim në shkallë vendi në territorin e Shqipërisë, inisiativë kjo e ndërmarrë tashmë në Slloveni dhe vende të tjera të Evropës.

Lexo me shume...
 
Faqe 1 nga 23

ealb

eu corner

Jepni mendimin tuaj per faqen
 
Content View Hits : 252278